7 shkurt 2013

Leter Falenderimi

Shume te nderuar,

Ju falenderoj nga zemra per gjestin Tuaj human e atdhetar, ndarjen e bursave studenteve nga Malesia. Sigurisht qe as Ju nuk keni teprice parash, por deshira per te kontribuar ne permiresimin e jetes ne vendlindje ishte me e madhe edhe se ndonje nevoje Juaja, qe e keni lene te papermbushur.

Une personalisht, e cmoj shume gjestin Tuaj dhe ne te ardhmen do te angazhohem edhe me shume, qe te arsyetoj ndihmen Tuaj, e cila nuk eshte vetem ndihme materiale, por edhe morale dhe shembelltyre. Morale, sepse me jep vetebesim, kurse shembelltyre sepse me meson praktikisht se si duhet te veproj edhe une neser.

Numri i studenteve qe Ju u keni ndihmuar ne te kaluaren eshte per t'u amdiruar dhe ne baze te eksperiences qe kam nga takimi me ta, ata gjithmone per Fondacionin Tuaj shprehin mirenjohje dhe respekt.

Une nuk dua te zgjatem, sepse mendoj se falnderimi i vetem adekuat nuk eshte te thuash thjesht vetem "falemnderit", por qe ndihmes Tuaj t'i jap kuptimin e duhur, domethene qe studimet t'i kryej ne afat dhe me sukses te mire.

Ndarja e pervitshme e bursave per studentet e Malesise tani eshte shnderruar ne nje mision bemiresie qe shkelqen me miresi dhe atdhedashuri! Studentet malesore e dine, se pervec prinderve dhe te afermve, ata mund te llogarisin edhe ne filantropet malesore pertej Atlantikut!

Edhe nje here - Ju falemnderit!
Zoti Ju bekofte!
Teuta N. Gojcaj
Vuksanlekaj, Tuz
Vitit i trete, dega juridik