|
25 shkurt 2013
LETER FALENDERIMI
E nderuar udheheqesi e Fondit Humanitar Malesia, Te nderuar anetare te Fondit, Te nderuar vellezer e motra te diaspores malesore ne SHBA Jam njeri prej prinderve te atyre studenteve malesore, qe fale humanizmit tuaj po u lehtesohet studimi neper qendrat universitare. Ndihma juaj drejtuar vendlindjes ne formen e bursave per studente, eshte investimi me i qelluar per popullaten tone. Nuk thuhet me kot se rinia eshte e ardhmja e kombit. eshte e vertete, se Malesia ka ardhur ne nje pozite tejet te palakmueshme ne te gjitha fushat e jetes, ndonese, nje fjale e urte kineze thote, nese deshiron ta shpetosh dike, mos ia fal peshkun por mesoje ta zene. Andaj investimi juaj ne studentet malesore eshte shprehja juaj me e madhe e atdhedashurise, e dashurise se pakufishme per trojet tuaja, per vendlindjen tuaj, eshte pasqyra me e mire e vetedijes suaj njerezore. Une jam prind dhe si i tille e di c'do te thote te ndahet nga kafshata e gojes se femijeve, per ta ndihmuar dike, qe ndoshta as nuk e njohim. Ndoshta si prind e perjetoj kete edhe me shume se djali im student (qe fale miresise suaj e mori sivjet per here te trete bursen), apo shoket e shoqet e tij. Ne prinderit e kuptojme njeri tjetrin! E madhe eshte shuma e dollareve (sado qofte ajo), qe ia dedikoni dikujt prej studenteve si burse, por edhe me e madhe eshte ndjenja e perkrahjes, ne kohe kur, fatkeqesisht, rinia jone nuk po e gjen kete as nder ata qe jane te thirrur ta perkrahin. Andaj, ju me veprimtarine tuaj njeridashese, edukative dhe patriotike jeni bere nje yll i drites per femijet tane. Jeni bere nje shtylle e mbeshtetjes per ne - prinderit e tyre, te cilet, si te gjithe prinderit e botes, do te shkriheshim per te miren e femijeve tane. Dhe pikerisht si i tille po u falenderoj, i bindur se mund t'u falenderoj edhe ne emer te te gjithe prinderve tjere, (ndonese kjo leter eshte vetem shprehje e ndjenjes qe e perjetoj thelle ne veten time), qe u ndihmuat gjate tere ketyre viteve. E, nuk jane pak vjet qe po i perkrahni studentet malesore. Jane plot 19 vjet angazhim i te gjithe juve qe deshironi ta shihni Malesine ne rrugen e perparimit. 19 vjet sakrifice, ne mos tjeter, qe ate kohe qe e humbni ne mbledhje lidhur me femijet tane, e ndani nga koha qe do t'ua kushtonit femijeve dhe familjeve tuaja. Edhe per kete u falenderoj! Me siguri, shpesh keni hase edhe ne keqkuptime, ne keqinterpretime, kritika, e madje edhe sharje, kryesisht nga ana atyre qe e shohin Malesine ne nje drite tjeter, qe aspak nuk perputhet me vizionin tuaj te drejte e progresiv. Mos tu lekundin keto nga misioni juaj. Nuk ia vlen madje as t'i merrni parasysh. Rezultat juaji jane bursistet e djeshem te Fondit, qe po e bartin zhvillimin e sotem te Malesise. Ne fund, e njihni dike ne Malesi, gjate tere historise sone, qe nuk u be objekt i kritikave dhe "kritikave"? Por, "Fali o Zot, se nuk dine c'bejne!" Une jam i vetedijshem se veprimtaria juaj eshte shume me e gjere, por kesaj radhe e preka ate qe, per mendimin tim, prej fillimi eshte me patriotikja, me e qelluara, dhe per te cilen Malesia ka me se shumti nevoje. Zoti e bekofte Malesine! Zoti ju bekofte te gjithe juve! Nikolle Berishaj (kesaj radhe po prezantohem si babai i bursistit tuaj Dorjan Berishajt) Dushiq, Tuz |