|
23 janar 2011 Mesazh drejtuar FHM dhe diaspores shqiptare te Nju Jorkut Pershendes dhe falenderoj shume aktin bujar te ndarjes se bursave nga ana e Fondit Humanitar "Malesia" nga Nju Jorku te cilet jo vetem sivjet por ne menyre te vazhueshme per 17 vite me radhe kane ndihmuar studentet malesor qe ndjekin studimet ne vende te ndryshme te Ballkanit. Kjo burse e sivjetme prek direkt edhe mua meqenese bursa i eshte dhene gruas sime, burse e cila i jep stimul dhe deshire me te madhe per te vazhduar studimet. Para 10 e me shume viteve kjo burse me eshte dhene edhe mua personalisht, gje per te cilen jam shume mirenjohes. Falenderoj shume kryetarin e deritanishem te FHM, z. Leonard Berishaj, si dhe krejt establishmentin e ketij Fondi Humanitar te cilet u japin nje stimul te madh studenteve qe te vazhdojne edhe me me zell dhe sukses studimet. Gjithashtu uroj edhe kryetarin e ri te FHM, z. Mark N. Berishaj, dhe krejt strukturen e re te ketij fondi duke uruar pune te mbare dhe vazhdimin e ketij misioni shume te rendesishem qe shtrihet ne vendlindjen e tyre - Malesine. Puna e ketij Fondi ka qene shume frytedhenese duke ndihmuar me qindra e mijera dollare, qindra e qindra studente e nevojnike sic edhe deklaruan dje perfaqesuesit e Keshillit Nacional shqiptar ne mal te Zi nepermes te cileve u ndane bursat. Edhe njehere falenderoj FHM si dhe te gjithe individet donatore te cilet bejne te mundur mbijetesen e ketij Fondi. Faleminderit, Alen M. Berishaj |