10 mars 2012

FLETE FALENDERIM

E nderuara Kryesi e Fondit Humanitar Malesia, deshiroj qe ky mesazh imi, te Ju gjeje shendosh e mire ne radhe te pare te gjithe Juve.

Me lejoni qe nga zemra te Ju falenderoj per gjithcka qe keni bere deri tani per Malesine tone, duke kontribuar per avancimin e perspektives se Rinise se Malesise.

Une, si shume te tjere, u bera pjese e atyre qe moren ndihme financiare nga ky Fond, per te vazhduar studimet ne Tirane.

Ju kerkoj falje, qe me vonese po ua dergoj kete falenderim, por besoj se do me mirekuptoni sepse edhe Ju vete keni qene studente dikur dhe e dini shume mire problemet qe ka nje student.

Keshtu qe pervec nje falenderimi nga ana ime, momentalisht nuk mund te bej me shume. Por ju siguroj qe ndihma qe me keni dhuruar, nje dite do te shperblehet duke kontribuar ne Malesine tone.

Me nderime dhe respekt,

Anton Nikprelaj

Student i vitit të I

Universiteti i Nju Jorkut

Tirane

Shkencat kompjuterike