Fondit Humanitar "Malesia" - New York

Leter falenderimi

Te nderuar anetare te FHM,

"Veprat kane vlere e jo fjalet", kete shprehje me se miri e verejme permes punes dhe veprimtarise tuaj.

Koha kalon dhe tashme frekventoj vitin e dyte te Fakultetit te Ekonomise ne Universitetin e Malit te Zi-Podgorice. Kjo eshte hera e dyte qe perfitoj bursen nga veprimtaria juaj,e cila eshte me te vertete humane. Ju falenderoj qe me keni mbeshtetur dhe ndihmuar ekonomikisht te ece drejt realizimit te endrres sime.

Fitimi i kesaj burse nuk ka qene vetem ndihme financiare,por njeherit edhe morale.

Kontributi juaj qe jepni vite me rralle per te ndihmuar studentet dhe familjet malsore,duhet permendur dhe njeherit edhe admiruar. Faleminderit qe ndani nga kafshata e gojes per ta pare Malesine me perspektive,faleminderit qe jeni duke mbajtur traditat e paraardhesve ne aspektin e bujarise dhe zemergjeresise. Ndoshta,ne nje te ardhme jo te larget edhe une do te jem ne pozite qe ne nje menyre apo ne nje tjeter "borxhin" t'ua kthej duke qene ne sherbim te Malesise. Dhe nje here ju falenderoj perzemersisht,u uroj shendet ne familjet tuaja dhe fat ne inicjativat ne vijim.

Me respekt,
Liridona Lulgjuraj
Fakulteti i Ekonomise, Universiteti i Malit te Zi-Podgorice.