|
18 shkurt 2011
Konkluzjonet dhe vendimet e Mbledhjes se FHM
1. Ne mbledhje moren pjese 12 anetare: Mark Berishaj, Zef Gjokaj, Vasel Ulaj, Marjan Berishaj, Ejell Berishaj, Leonard Berishaj, Pjeter Berishaj, Leke Gjolaj, Kole Cacaj, Gjon Dedvukaj, Gjon Ivezaj dhe Daniel Ivezaj. 2. Kryetari Mark Berishaj paraqiti veshtrimet personale per vitin 2011 dhe 2012, veshtrime te cilat u plotesuan me sqarimet dhe sigurimet e metejshme se Fondi as per dy vite te ardhshme nuk ka per te eleminuar ndonje program ekzistues por vetem te shtoje programe te tjera te reja, kryesisht ne fushen humanitare gjithmone duke pasur perkrahjen e shumices se anetaresise se Fondit. 3. Arketari z. Vasel Ulaj konstatoi se Fondi per momentin posedonte XXXXXX dollare. Z. Leke Gjolaj dorezoi ne Fond donacjonin me vlere prej 5000$. Fondi falenderon perzemersisht bujarine konstante te z. Leke Gjolaj. Me kontributin e Lekes Fondi per momentin posedon shumen totale prej XXXXXX$. 4. Fondi Humanitar "Malesia" ka nevoje urgjente per te pasur webfaqen e vet autentike. Fillimisht z. Daniel Ivezaj u zotua qe me ndihmen e nje pale te trete jashte Fondit te regjistroje domenin. Me vone gjate diskutimit dhe analizimit u pa me se arsyeshme qe kjo kompetence mos te dale jashte Fondit dhe t'i jepet Kryetarit si obligim dyvjecar ne te cilen gje nuk pati verejtje. FHM malesia aprovoi emrin e web faqes: fhmalesia.org 5. Fondi Humanitar "Malesia" autorizoi kryetarin dhe administraten e tij te zgjedhi menyren me te pershtatshme per te mbledhur fonde per sa i perket letrave-kerkese qe u drejtohet donatoreve potencjal. Ne mbledhje dominoi mendimi qe letra ne forme tradicjonale eshte me e pershtatshme per sa i perket mbledhjes se fondeve me ane te postes. Letra e formatit formular mund te perdoret ne raste te tjera, ose e kombinuar me letren e meparshme, duke i lene administrates zgjedhjen e metodes me te pershtatshme. Te dyja keto letra paten verejtjet e caktuara ne menyre qe ato te azhurnohen dhe te reflektojne perpjekjet e FH per sa u perket ceshtjes politike ne Malesi, dhe posacerisht perpjekjeve te tij per te arritur te Komuna e plote. Po ashtu verejtje pati edhe ne menyren e renditjes se aktiviteteve te FHM duke u dhene plan te pare atyre aktiviteteve te Fondit qe jane me thelbsore per sa i perket aktivitetit te tij. 6. Kryetari i Fondit z. Mark Berishaj na njoftoi se ka kontaktuar disa anetare te fondit dhe i ka ftuar qe te marrin pjese ne mbledhjet e Fondit me aktivisht. Gjate diskutimit u shprehen mendime se nese anetari paguan anetaresine e Fondit atij duhet rezervuar pozita e anetarit, me cka parimisht u pajtuan te gjithe. Pozita e anetarit anulohet nese ai personalisht e kerkon nje gje te tille me goje apo me shkrim. Kjo pike e rendit te dites kerkon analize te vazhduar dhe e cila eventualisht mund te kerkoje edhe modifikime apo shtime ne rregulloren e Fondit, gje e cila i mbetet Fondit per mbledhjet e ardhshme. 7. Ceshja e organizimit te mbledhjeve (vendi, orari, shpeshtesia) i mbetet Kryesise dhe anetaresise qe sipas kerkesave t'i administroje ato. Nuk u muar ndonje vendim i prere per kete pike. 8. Fondi Humanitar "Malesia" mori vendim qe t'i propozohet Shoqates "Dede Gjo' Luli" te organizoje nje Fundraising te perbashket sa me pare qe te jete e mundur ne menyre qe te mbledhen Fonde kushtuar manifestimit te 100 Vjetorit te Kryengritjes se Malesise. 9. Kerkesa e Grupit te Arsimetareve per punesim sezonal u shqyrtua por nuk u arrijt qendrim perfundimtar pasi ceshtja eshte e panjohur per Fondin. Mbetet qe te behen kerkime dhe te njohtohemi me mire me problematiken ne fjale dhe te jepet nje vendim me preciz per sa i perket kesaj ceshtje. 10. Kerkesa e Shoqates Teuta qe te ndihmohet organizimi i kremtimit te 7 Marsit u aprovua pozitivisht. Fondi per kete organizim do te ndaje 420 euro me barasvlere ne dollare. 11. Kerkesa e autorit Halil Kqiku per sponzorimin e librit kushtuar piktorit Gjergj Gjokaj nuk gjeti perkrahjen e Fondit me arsyetimin se ky projekt me shume detaje qendron jashte buxhetit te FHM. 12. Kerkesa e znj. Dielle Smakaj per te ndihmuar shoqaten e te verberve ne Koplik nuk gjeti perkrahje te FHM me arsyetimin se Fondit per momentin i mungon plani i zgjerimit te aktivitetit jashte Malesise gje e cila diktohet nga kerkesat e shumta qe vijne nga Malesia si dhe menyra organizative e vet FHM. |