22 shkurt 2012

KONKLUZIONET DHE VENDIMET E MBLEDHJES SE FHM TE DATES 22 SHKURT 2012

Ne mbledhje mores pjese 7 anetare: Leke Gjolaj, Ejllo Berishaj, Mark Berishaj, Vasel Ulaj, Leonard Berishaj, Luce Lulgjuraj dhe Kole Cacaj. Fondi Humanitar "Malesia" gjate dy muajve te kaluar ka perfituar 8100$ ( 6300$ kontribut nga z. Pjeter Berishaj dhe 1800$ nga z. Leke Gjolaj, te cilet FHM perzemersisht i falenderon).

1. Raporti i krytarit z. Mark Berishaj mbi me te rejat e FHM
Kryetari njoftoi anetaret e Fondit mbi ecurine e shperndarjes se bursave te studentevet dhe ndihmavet tjera ne malesi. Procesi i shperndarjes ka shkuar jashtezakonisht mire, pa asnje problem, me c'rast falenderohet Shoqata "Teuta" ne Malesi ne asistimin e pakurrsyer te tyre kushtuar kesaj ceshtjeje.

2. Kerkese e z. Nikolle Zef Asanaj
Kerkesa e z. Nikolle Zef Asanaj u perkrah pozitivisht duke i siguruar 1000$ nga kontigjenti i ndihmave emergjente.

3. Kerkese e TV Boin (jo me shkrim)
Edhe pse kerkesa e TV Boin ishte e formes jo formale, jo e komunikuar me shkrim, perseri ajo u diskutua nga anetaret e Fondit. Ne diskutim perkrahje gjeten vetem ato propozime te cilat kishin te benin qe kerkesa ne fjale t'i paraqitet komunitetit te gjere malesore ne ShBA per perkrhaje.

4. Kerkese e shoqates Teakwondo Alba Academy
Kerkesa e Shoqates Teakwondo Alba Academy u la per diskutim per nje seance me te pershtatshme dhe me komplete te FHM.

5. Kerkese ne emer te z. Misho Zoran Sinishtaj
Kerrkesa per z. Misho Sinishtaj i eshte paraqitur Shoqates "Dede Gjo' Luli" per perkrahje me c'rast kjo shoqate ka shprehur gatitshmerin per organizimin e nje fushate per rritje fondesh te Kisha "Zoja e Shkodres" ne NY. Data e kesaj fushate do te shpallet dhe vendoset gjate mujit te ardhshem.

6. Pergatitjet per festimin e 101 vjetorit te Kryengritjes se Malesise
Kryetari informoi per detajet e deritanishme te organizimit te ketij jubileu. Fondi vendosi qe z. Kole Cacaj dhe Vasel Ulaj te caktojne konferencieret e kesaj darke si dhe te kontaktojne mediat per njoftimet e rastit. Darka do te mbahet te shtunen me 31 mars 2012 ne Maestros Restorant. Anetare te drejteperdrjt nga FHM ne organizimin e ketij manifestimu u caktuan z. Mark Berishaj, z. Kole Cacaj dhe z. Vasel Ulaj.

7. Te ndryshme (mbledhjet e FHM).
Fondi Humanitar "Malesia" gjate vitit 2011 ka mbajtuar 6 seanca. Ne diskutim nuk pati verejtje ne lidhje me numrin e seancave por me shume me lokalitetin permanent dhe me te pershtatshem qe keto seanca te mbahen. Anetaret shprehen mendime te ndryshme ne lidhje me kete ceshtje, duke e lene qe kryesia te gjeje kohen dhe vendin me te pershtatshem per mbajtjen e seancave te FHM.