8 mars 2011

LETER E FALENDERIMI

Shoqata Teuta
shoqata_teuta@yahoo.com


Shume te nderuar,

Fillimisht Ju informojme se te hollat e derguara nga ana juaj dedikuar sponsorimit te manifestimit te 7 Marsit, Dites se Mesuesit, kane mberri ne adrese te shoqates "Teuta".

Po ashtu e ndiejme obligim qe t'ju njoftojme se organizimi i kremtimit te "Dites se Mesuesit" i ka kenaq pritjet tona.

Si mund ta shihni permes mediumeve te ndryshme, cmimet ne konkursin e poezise kushtuar kesaj ngjarjeje jane ndare me nje numer me te larte sesa kane qene te planifikuara, pasi konkurenca ishte shume ne nivel (ishin mbi 60 poezi).

Poshtu duhet permend qe organizimi u be ne sallen solemne te gjimnazit te Tuzit, per arsye se QKI "Malesia" ishte e rezervuar me manifestimin "KORET" nga data 04. 03. 2011 deri me 08. 03. 2011.

Kjo ishte edhe nje mundesi qe te shtohet numri i fituesve te poezive, si dhe te ndahen disa falenderime per fituesit! Vlen te permendet qe shkrimtari Fran Camaj (anetare i jurise) dhuroi 4 ekzemplar te romanit "Rruga e Pameshirshme".

Edhe viteve te ardhshme do te perpiqemi qe ne menyre te denjte ta shenojme kete feste te rendesishme me permasa mbarekombetare, gjithje duke u kushtuar vend te posacem krijuesve te rinj me poezi, proze, ese etj., kushtuar ngjarjes ne fjale.

Duke pasur besim te plote se do te jete keshtu, edhe njehere faleminderit per perkrahjen tuaj te plote, jo vetem per kete ngjarje, por per gjithcka qe keni bere, e po beni dita-dites per popullin e Malesine e me gjere.

Ju deshirojme pune te mbare e suksese ne cdo aspekt.

Gjithe te mirat!

Me respekt e konsiderate!
Shoqata "Teuta"
Tuz-Malesi, mars 2011