12 tetor 2002

Apel Bashkekombasve tane ne Malesi me rastin e zgjedhjeve te 20 tetorit 2002

Fondi Humanitar "Malesia" ne baze te kontakteve qe ka pasur, si me partite politike, po ashtu edhe me organizata joqeveritare te cilat tubojne shqiptaret e dy komuniteteve ne New York dhe ne Detroit, ka ardh ne perfundimin se partite politike shqiptare te cilat veprojne ne Mal te Zi gezojne nje perkrahje te parezerve dhe si te tilla meritojne mbeshtetjen tone ne cdo aspakt.

Kete vit posacerisht na gezon fakti qe partite politike shqiptare ne zgjedhjet e kesaj radhe paraqiten unike ne nje liste te veteme. Kjo do te paraqes nje efekt psikologjik te votuesit te cilet nuk do te shohin fenomenin fragmentues te pranishem ne zgjedhjet e deri tanishme te mbajtura, si vendimtar ne dhenjen e votes se tyre.

Kesaj radhe, komuniteti shqiptar i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, e posacerisht Keshilli i Fondit Humanitar Malesia, shpreh bindjen se votat e elektoratit shqiptar do t'u shkojne partive politike shqiptare.

Duke votuar partite politike shqiptare, elektorati shqiptar paraqitet me i pjekur se kurr, as se si i veshur me petkun urrejtjes ndaj tjereve, sepse avancimi i ceshtjes shqiptare eshte paresore te cdo shqiptar kudo qe ndodhet, dhe nje gje e tille mund te realizohet me se miri vetem e vetem nga ne shqiptaret te vetedijshem per momentin historik qe na paraqitet.

Le t'i lame kesaj radhe percarjet ideologjike, fetare, rajonale, dhe klanore, sepse ato na cojne drejt humneres, gryken e se ciles perfaqesuesit e partive te tjera jo shqiptare mundohen ta lulezojne me lule shumengjyrash vetem e vetem per te terhequr nje vote te verber.

Le tu themi me vendosmeri jo ketyre perpjekjeve dashakeqe njehere e pergjithmone, pasi ne kemi resurs dhe kapacitet njerezor per nje perfaqesim te denj tonin ne parlamentin e ardheshem.

Eshte ekzagjerim te mendohet se fati i shqiptareve varet nga keto zgjedhje, por eshte me vend te theksohet se botkuptimi i pjekurise politike te shqiptareve ne Mal te Zi eshte ne sprove kesaj radhe, duke patur parasysh edhe komunitetin nderkombetar i cili ka interes qe popullin shqiptar ta shoh si nje trup te vetem, jo te ndare ne pikpamje ideologjike, fetare, regjionale dhe klanore.

Si asnjehere me pare Malesia dhe malesoret tani ballafaqohen me thenjen: "Para teje vendosi jeten dhe vdekjen, dhe ti zgjedh jeten." U bejme thirrje malesoreve-shqiptareve qe me voten e tyre te japin nje udheheqesi drejt zgjedhjes se jetes.