New York, 11 mars 2001


Bashkekombasve ne Malesi, me qellimin me dashamires u bejme kete:

A P E L

Te vetedijshem per situaten aktuale, politike dhe shoqerore ne Mal te Zi, te vetedijshem per imperativin qe imponojne "Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Mal te Zi, te cilat do te mbahen me 22 prill 2001, te vetedijshem per momentin politik dhe rendesine qe faktori shqiptare te jete i inkuadruar ne proceset dhe ndryshimet e medha demokratike qe po ndodhin ne ate hapesire, kerkojme nga bashkombasit tone vetedijesim dhe angazhim te plote politik dhe kombetare.

Malesia si kurre me pare, ne keto momente vendimtare, ka nevoje per perkrahje te denje politike dhe kombetare ne institucionet legjitime shteterore. Perfaqesimin e malesise dhe shqiptareve ne pergjithesi, qe jetojne ne ato treva, mund ta bejne vetem partite politike shqiptare ne Mal te Zi, te cilat ne programin e tyre, qarte mbrojne interesat vitale, nacionale dhe kulturore.

Malesia, si shembull i bujarise, tradites dhe kultures shqiptare, permes partive politike shqiptare mund te mbijetoje, politikisht, ekonomikisht dhe shpirterisht. Malesia, permes partive politike shqiptare mund ta ruaj kulturen, traditen dhe gjuhen e te pareve. Interesat e pergjithshme te Malesise nuk mund ti realizojne ata individe te cilet per hire te frustrimeve personale gravitojne ne partite politike malazeze.

Ne nje shoqeri te hapur, vlerat nacionale jane simboli paresor i demokracise. Ne nje shtet juridik te qytetareve te barabarte, keto vlera mund ti sendertojne vetem ato parti politike te cilat mbrojne me te gjitha mjetet demokratike interesat kolektive dhe nacionale. Interesat shqiptare ne Mal te Zi, perkojne me statusin perfundimtar juridiko-politik dhe social, si dhe percaktimin e qarte te lirive dhe drejtave te qytetareve. Lirite dhe te drejtat e shqiptareve ne Mal te Zi, nuk mund ti perfaqesojne ata individ te cilet perqafojne programet politike te partive tjera malazeze. Interesat e pergjithshme te shqiptareve ne Mal te Zi, denjesisht do ti mbrojne partite politike shqiptare te cilat ne programet e tyre, avancojne �eshtje te qarta kombetare.

Malsoret ne ShBA perkrahin pa rezerve partite politike shqiptare ne Mal te Zi, sepse duke perkrahur partite politike shqiptare, egziston e vetmja mundesi reale per te investuar, zhvilluar dhe lulezuar vendlindjen. Ne bijte tuaj, vellezerit dhe motrat tuaja, kerkojme nga te gjithe malsoret qe ne keto zgjedhje parlamentare te dalin masovikisht dhe te percaktohen qarte per partite politike shqiptare, sepse me perfaqesuesit legjitim ne Parlament dhe Institucione tjera, perfiton Malesia, perfitojme te gjithe. Vota Juaj per partite politike shqiptare, eshte njekohesisht, nder dhe krenari, sepse me voten tuaj, Ju deshmoni se jeni bij besnik te trojeve stergjyshore dhe e doni Malesine te ndritur dhe krenare.

Vota Juaj, jashte partive politike shqiptare, ne bashkekombasve tuaj vetem se na largon nga Malesia, per te cilen kemi shume malle, shume respekt dhe shume dashuri. Jo vetem qe na largoni neve, por i largoni edhe nipat e mbesat e Juaja te cileve fjalen e pare ua mesojme "Malesi". Me voten e Juaj per partite e tona nacionale, Ju hapni shume perspektiva, sepse neve na obligoni qe te ndertojme vendlindjen dhe te nadalojme plagen e quajtur shperngulje.
Ne dy zgjedhjet e meparshme parlamentare ne Mal te Zi, u pa qarte se partite politike malazeze nuk u interesuan per zhvillimin e Malesise, ndersa krenarine e malesorit nuk mundet dhe as nuk duhet ta neperkembe asnje individ qe e nen�mon Malesine dhe malsoret, duke e bere dekor te partive politike malazeze.

Nese e duam Malesine, le te votojme per partite politike shqiptare. Sepse me partite politike shqiptare, Malesia behet me e bukur me e dashur dhe me e lulezuar.

Fondi Humanitar MALESIA