|
Fjalim i mbajtur me rastin e pranimit te Cmimit te Komunes Urbane. (11. 18. 2009) I nderuar Kryetar i Kuvendit te Komunes Urbane, I nderuar Kryetar i Komunes Urbane, Te nderuar keshilltare, E nderuara Juri, Te nderuar bashkatdhetare, eshte kanaqesi e jashtezakonshme per mua, qe ne emer te Fondit Humanitar "Malesia" t'ju drejtohem sot, dhe mbi te gjitha, qe ne emer te organizates qe une perfaqesoj, te pranoj dhuraten me te cmuar te popullit dhe vendit tim. Me takoi mua fati i mire dhe nderi i madh qe t'ju shprehi falenderimet me te thella te cdo anetari te Fondit Humanitar "Malesia". Komuna urbane e Tuzit, Juria e nderuar e perzgjedhur nga ky institucion, me perzgjedhjen tone per kete Cmim, jo vetem se mirenjohen punen tone humanitare, por mbi te gjitha, kane patur parasysh angazhimin tone edhe ne fushen e arsimit, kultures, sportit, dhe mbi te gjitha perpjekjet tona drejt arritjes se mirekuptimit vellazeror te popullit te Malesise, per cfare ne ju shprehim mirenjohjen tone me te thelle. Arritjen e mirekuptimit vellazeror midis malesorve dhe me gjere ne nuk e konsiderojme si ceshtje politike, pasi ne mendojme se nje popull i nje gjuhe dhe nje gjaku, i nje prejardhje te perbashket, mund te realizoje kete objektiv jo vetem per faqe te botes, por edhe per mireqenjen dhe harmonine e brezave te ardhshem te ketij vendi. Pasi organizata jone eshte mbartese e pare e ketij Cmimidhene nga institucjoni i Komunes Urbane te Tuzit, doemos dua thellesisht te cmoj qellimin e ketij Cmimi, i cili ne vehte mbart vulen e perpjekjeve tona 15 vjecare ndaj popullit dhe vendit tone, jo vetem ne kohe paqeje por edhe gjate perjudhes se eger te viteve te 90-ta. Ky qellim ne vehte mbart synimin e vleresimit te popullit te Malesise ne fusha te ndryshme te jetes. Ne shprehim deshiren dhe shpresen qe keto Cmime qe po marrim sot te ndahen edhe ne vitet e ardhshme, gjithmone ne paqe, perparim kulturor, shkencor, ekonomik e sportiv, nga nje institucjon edhe me i pavarur per te cilin mendoj se te gjithe se bashku, pikesepari per interesin tone dhe te brezave qe vijne duhet te merremi vesh. Te merremi vesh se pari neve, populli i ketij vendi, i te gjitha kombeve, konfesjoneve dhe orjentimeve, per nje status te ri te Komunes se plote, i cili do t'na ndihmonte te realizonim perparimin tone me te shpejte ne sferat te cilat i theksova me larte. Vellezer e motra, Ky eshte nje rast historik, i cili te jepet nje here ne jete, ashtu sikur besoj se edhe ju keni nje rast historik duke prezantuar popullin e ketij vendi neper institucjonet e ndryshme shtetrore, prandaj dua ta shfrytezoj maksimalisht kete rast, jo qe t'ju flas mbi aktivitetin e Fondit Humanitar "Malesia", pasi ate e keni te njohur, por qe t'ju bej nje thirrje qe te mos humbasim kohe ne ngaterresa joserjoze politike midis nesh, te punojme dite-nate se pari per interesin tone, pasi koha nuk pret, ajo kalon shume shpejt, duke lene pas veprat tona si gjurme te ekzistences sone. Le te shikojme gjerat qe na bashkojne, jo ato qe na ndajne, pasi te bashkuar ne do te jemi me te forte dhe me te suksesshem ne realizimin e aspiratave tona si komb unik me nje kulture te lashte. Zonja dhe zoterinj, Te merremi vesh per te ardhmen tone eshte detyre e jona, ajo eshte puna jone, eshte e drejta jone e pamohueshme, eshte interesi yne dhe rruga e vetme pa alternative qe duhet ta ndjekim. Malesia si rajon, historikisht ka pasur te kaluar unike. Populli i ketij vendi ka ndare nje fat te perbashket gjate periudhes historike, dhe si rrjedhoje ajo ka mundur te mbijetoje historikisht ne saje te marreveshjeve te ndryshme duke arritur ne kohen qe jemi sot, ne kohen moderne, ku pothuaj se cdo vend dhe rajon paraqitet me nje spekter kulturash, te cilat ne vehte paraqesin nje kohezjon dhe integritet, nje mozaik idesh te cilat si synim kane mireqenjen dhe harmonine e perbashket. Ndoshta nje pjese e te pranishemve ketu akoma I kane te fresketa kujtimet e 40 viteve me pare, kur populli i Malesise ne vitin 1970, pati lidh nje bese, nje marreveshje, e cila ishte shume e veshtire per kohen, gati e paarritshme por e cila u realizua. Kjo tregon se populli yne eshte i afte per marreveshje, eshte paqedashes, eshte demokratik, eshte punetor dhe inteligjent. Ne jemi pasardhesit e atyre njerezve, te afte, jo qyqar, largepames dhe vizjonar, qe dijme te dallojme te miren nga e keqja, progresin nga regresi, te pjekur, te padegjeneruar, ne hap me kohen dhe qytetrimin bashkekohore. Te nderuar bashkatdhetare, Me shprese se fjala ime do te has ne mirekuptimin dhe aprovimin tuaj, ju lutem me lejoni qe ne fund te parafrazoj Nene Terezen: Nese shnderrohesh ne pishtar drite ne boten e paqes, atehere vertet ky Cmim eshte dhurate e ketij populli. Edhe nje here pranoni falenderimet tona me te sinqerta per respektin, konsideraten dhe nderin e dhene me akordimin e Cmimit te Komunes Urbane. Ju faleminderit! Tuz, me 18 nentor 2009 |