6 shtator 2006

Deklarate per opinjon ne lidhje me zgjedhjet e 10 shtatorit 2006

Te nderuar vellezer dhe motra shqiptar:

Fondi Humanitar "Malesia" ne mileniumin e trete eshte paraqitur me tri deklarata te cilat kishin te benin me zhvillimet politike ne rajonet ku jetojne shiptaret ne Mal te Zi, te cilat pak a shume kishin karakter dirigjues ne ceshtjen te cilen ato adresonin dhe pikerisht kishin te benin me zgjedhjet e parakohshme parlamentare te vitit 2001 dhe vitit 2002 si edhe Apelit tone te vitit te kaluar ne lidhje riinstituimin e Komunes se Pavarur te Malesise, ne te cilat ne jemi shprehur ne menyre eksplicite mbi deshirat tona, duke u bazuar sipas besimit tone ne deshirat dhe vullntin politik tuaj, duke inkurajuar ne kete menyre elektoratin shqiptar qe te votoje "gjakun" dhe perfaqesuesit e vet autentik shqiptar.

Ne edhe me kete rast, ne prag te zgjedhjeve parlamentare dhe lokale te 10 shtatorit nuk kemi mundur te qendrojme anash por jemi munduar te perkrahim edhe financiarisht ato forca politike shqiptare te cilat na jane drejtuar per ndihme dhe te cilave u deshirojme tu shprehim deshirat tona per nje sukses sa me te bindshem ne zgjedhjet parlamentare dhe lokale duke uruar njeherit edhe popullin shqiptar ne zgjedhjen e tij e cila besojme se nuk do te jete ne dem te interesave tona kombetare ne Mal te Zi, dhe atij malesor ne vecanti.

Ne shpresojme se vota juaj do te sjell nje avancim te metejshem te situates ekonomike, sociale dhe politike te shqiptareve te Malit te Zi.

Sinqerisht,

Kryesia e Fondit Humanitar "Malesia"