|
30 gusht 2012
Interviste e z. Gjon Gj. Ivezaj dhene gazetes Koha Javore, 30 gusht 2012
Koha Javore: z. Ivezaj, Fondi Humanitar "Malesia" eshte njera nder organizatat me aktive te diaspores shqiptare nga Mali i Zi ne SHBA. Si e vleresoni rolin e tij ne jeten e komunitetit shqiptar ne SHBA dhe ne vendlindje? Gj. Ivezaj: Roli i Fondit ne komunitetin shqiptar te Nju Jorkut lidhet ngushte me aktivitetin e tij, aktivitet i cili mbulon shume fusha jetesore, te tilla si: humanitare, arsimore, kulturore, politike, sportive etj. Roli i tij qe ne fillim eshte paraqitur unik per komunitetin tone ne ShBA. Shume organizata te komunitetit tone, jo vetem ato humanitare, kane marre si model aktivitetin e Fondit ne organizimin dhe veprimtarine e tyre mbase Fondi eshte paraqitur organizate e pare dhe e vetme moderne duke i rezistuar sfidave te kohes bashkekohore. Keshtu, me vone, sikur te ishin nxitur drejtperdrejt nga Fondi, jane formuar shume organizata te tjera. Per rolin Fondit ne vendlindje apo ndikimin e tij ne permiresimin e jetes dhe ndihmen qe u kemi dhene bashkekombesve tone ketu ne vendlindje, pergjigje me te sakte mund te japin vete banoret e ketyre trevave. Sidoqofte, shprehi bindjen se Fondi, nga Amerika e larget ka rrezatuar humanizem, arsim, kulture dhe perparim per te gjithe shqiptaret e Malit te Zi dhe me gjere. Une, e besoj se edhe te gjithe anetaret e Fondit, ndjehemi krenare per mundesine qe patem arritje qe ta ndihmojme kombin dhe vendlindjen tone. Deri me themelimin e Fondit "Malesia", diaspora e ndihmonte vendlindjen ad hoc, nga rasti be rast, sipas nevojes. Fondi e nderpreu kete forme te veprimit dhe filloi ne menyre te organizuar dhe permanente te koordinoje aktivitetin e diaspores malesore ne Nju Jork. Koha Javore: Fondi eshte i njohur pra se gjithash per veprimtarine e tij humanitare. Pse jeni percaktuar per kete fushe? Gj. Ivezaj: Te flasesh per aktivitetin e Fondit dhe ta karakterizosh ate me ngjyren vetem humanitare eshte sikur te gjykosh nje liber nga titulli i tij apo kopertina. Fondi nuk ka si mos te jete humanitar pasi ai eshte njerezor, i formuar nga njerez bujar dhe largpames, per njerzit tone dhe vendin tone. Nga humanizmi lindin te gjitha te tjerat. Shtylle e Fondit ka qene arsimi i te rinjeve te treves se Malesise si dhe zhvillimi kulturor i kesaj treve. Ne ndjejme kenaqesi te vecante qe kjo treve ka perjetuar rilindje te vertete arsimore dhe kulturore. Pervec ketij objektivi kryesor te veprimtarise se tij, Fondi Humanitar "Malesia" eshte angazhuar edhe me veprimtari te tjera qe na i imponoi koha. Aktivitetet e Fondit nuk jane kufizuar vetem ne Malesi, por sipas rastit dhe nevojave te paraqitura, jane shtrire edhe ne trojet e tjera etnike. Puna jone 18-vjecare asnjehere nuk devijoi nga kauza kombetare per te cilin jemi percaktuar qe ne fillim. Kemi qene dhe mbetemi ne sherbim te ceshtjes kombetare duke punuar ne menyre transparente dhe duke pasur ne plan te pare gjithnje interesin kombetar. Koha Jabore: Qe prej 18 vjetesh Fondi ndihmon studentet nga Malesia. Si keni arritur te ruani vazhdimesine dhe sa ka ndikuar kjo ne shkollimin e studenteve shqiptare ne Mal te Zi? Gj. Ivezaj: Pritet qe ne dhjetor te ketij viti Fondi te perzgjedhi per 19-n here radhazi perfituesit e burses. Ky kontinuitet nuk eshte realizuar pa sakrifica, jo vetem te anetareve te Fondit, por edhe te gjithe komunitetit qe na perkrah. Sakrifica eshte e madhe, ashtu si jane edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te medha dhe me kerkesa te shumta. Mirepo, cdo sakrifice eshte me e lehte kur shpresohet se ndihmat e Fondit kane ndikim pozitiv ne vendlindje, me te cilen mburremi. Ky eshte edhe qellimi i gjithe perprekjeve tona per 18 vite me radhe. Mendoj se Malesia ka dhene dhe eshte duke dhene kuader te mjaftueshem ne te gjitha fushat. Ketu ndoshta mungon nje organizim dhe koordinim me i mire te cilin, nese na kerkohet jemi ne gjendje ta ofrojme. Gjate procesit te ndarjes se bursave, Fondi Humanitar "Malesia" ne asnje menyre nuk bene dallime te kandidateve ne baze fisnore, konfesjonale, lidhjeve familjare apo te ngjajshme. Koha Javore: Para disa ditesh Fondi ka hapur konkursin per ndarjen e bursave per vitin akademik 2012/2013. Cila eshte shuma qe do te ndahet kete vit dhe a ka ndonje ndryshim ne krahasim me vitet e kaluara sa i perket kritereve? Gj. Ivezaj: Hapja e Konkursit per Burse eshte lajm i mire per nxenesit dhe studentet Malesore. Edhe pse Fondi i rezervon vehtes te drejten per ndryshime te kushteve te konkursit per burse, prapseprape mendoj se konkursi do te shkoje binarve te viteve te meparshem duke perzgjedhur studentet me te mire, por pa anashkaluar gjendjen materiale te cdo konkuruesi dhe nevojen e vendit per nje kuader te tille. Nuk deshiroj te spekuloj me shifra, por si gjithmone ne varesi te buxhetit te vet, Fondi do te mundohet te ndaje maksimumin e numrit te bursave dhe te vleres me te holla. Ne i inkurajojme te gjithe studentet te aplikojne per kete Burse, pasi ne kete menyre Fondi do te marre nje pasqyre me te qarte dhe me te drejte per vet kerkesat e studenteve dhe te vendit per sa i perket arsimit. Koha Javore: Fondi eshte laureati i pare i Cmimit te Komunes Urbane te Tuzit, ne vitin 2009. Cfare domethenieje ka per punen e tij ky cmim? Gj. Ivezaj: Ne tetor te vitit 2009, Fondi Humanitar "Malesia" u njoftua se ishte fitues i Cmimit te Komunes Urbane te Tuzit. Ne ishim shume te nderuar me rastin e perzgjedhjes per kete Cmim, kjo aq me shume kur vjen nga vendi dhe njerezit tane, nga te cilet edhe pse gjeografikisht te ndare, me veprime dhe ndjenja kemi qene gjithmone te bashkuar dhe konsekvent qendrimit tone se sherbimi ndaj atdheut fillon ne vendin e origjines, aty ku e ka edhe rendesine me te madhe. Genjehet rend nese dikush mendon se me pranimin e ketij Cmim, Fondi pajtohet me opsionin qeverises te treves se Malesise ne rangun e Komunes Urbane. Fondi Humanitar "Malesia" perhere ka deklaruar dhe eshte perpjekur me te gjitha forcat e veta qe Malesoret te fitojne maksimumin e mundshem qeverises. Gjithashtu, dua te nenvizoj se ne nuk i kemi dhene vehtes detyre dirigjuese establishmentit politik ne Malesi per kete apo ceshtje tjera politike, pasi nje pozicjon i tille nuk eshte kerkuar nga Malesia. Fondi edhe ne te shkuaren ka pasur politiken e vet drejtuese dhe ne kete drejtim, ne nuk i kemi sherbyer dhe as nuk i sherbejme askujt si dekor politik. |