24 mars 2007
Dede Gjo' Luli, pushke e ngrehun per shqiptarine
(Fjalim i mbajtur me rastin e 96 vjetorit te Kryengritjes se Malesise se Madhe)
Ishte korriku i vitit 1911 kur nga shoqata Shqiptaro-Amerikane e Bostonit "Besa-Besen" te cilen e kishte themeluar Fan Noli 3 vite me pare, Kol Rodhe, kryetari i saj, se bashku me 11 veta te zgjedhur u nisen nga Nju Jorku per ne Shqiperi, duke kaluar Napolin, Brindisin dhe duke mberritur ne Korfuz per t'u bashkuar me kryengritesit shqiptare. Mirepo lufta per keta vullnetare kishte perfunduar perpara se t'ia fillonte, pasi armepushimi kishte hyre ne fuqi(1).
* * *
E fillova keshtu pasi m'u dukte shume e pershtatshme meqenese lavdia e Kryengritjes te cilen e kishte filluar Dede Gjo' Luli me luftetaret e tij te Hotit, Kojes, Fundenave, Trieshit, Grudes, Kastratit, Kelmendit dhe Shkrelit, kishte mberritur edhe ne bregun tjeter te Atlantikut. Flaket kryengritese me nje furi te madhe kishin mbuluar te gjithe Shqiperine e Veriut, duke ngritur vlugun clirimtar edhe te pjeses tjeter te popullit shqiptar ne te kater vilajetet shqiptare te Perandorise Osmane, me perspektiven qe nje dite te afert te gjithe se bashku te shkrehin armet per clirimin e memedheut nga "njeriu i semure" i Ballkanit.
Kryengritja filloi te premten, me 24 mars te vitit 1911, kryengritje e cila zgjati deri me 4 gusht po te njejtit vit. Kjo
kryengritje e udhehequr totalisht nga malesoret trima do te njihet ne histori si Kryengritja e Malesise se Madhe. Ndihma e
vetme qe vinte per kryengritesit ishte ajo e Malit te Zi, i cili vetem shpresonte ne dobesimin si te shqiptareve po ashtu edhe te
turqve. Kryengritesit rrufeshem moren nen kontrollin e vet karakollet turke te Rapshes se Hotit, duke u pasuar me karakollin e
Cemit, Traboinit, Vermoshit, Selces, Selishtit, Pikales, Fundenes-Lloparit, Omerbozhajve, kalane e Vranes, fortifikaten ne
Pllanice, Majen e Helmit, Deciqin, duke futur keshtu te gjithe Malesine ne kryengritje dhe duke kaluar edhe ne Kelmend. Malesoret
duke pasur nen kontrollin e vet kullat e shumta turke grumbulluan armatim te konsiderueshem dhe si pasoje detyruan
armikun te qendroje i izoluar ne kalane e Shypshanikut.
Ne varesi te intensitetit luftarak dhe politiko-diplomatik studiues te ndryshem Kryengritjen ne fjale e ndajne ne disa faza.
Apogjeun kjo kryengritje e pati ne fazen fillestare, ku me 6 prill ne Bratile te Deciqit nen urdherin e trimit Dede Gjo' Luli,
kusheriri i tij Nike Gjelosh Luli, se bashku me Gjon Ujk Miculin dhe Pjeter Zefin ngriten te lire flamurin shqiptar. Flamuri
shqiptar ne Deciq kishte nje domethenie te jashtezakonshme. Malesoret pas 2000 vitesh per here te pare shprehen pakenaqesine
e tyre te roberise, deshiren per te jetuar te lire dhe te pavarur nga pushtuesi i fundit 432 vjecar, ku botes i thuhej se edhe
shqiptaret ne Ballkan kane aspirata per shtet, pasi me ne fund ishte e qarte se me kerkesa paqesore asgje nuk arrihej nga
pushtuesi genjeshtar.
Se sa te gatshem ishin turqit ne adresimin e ceshtjes shqiptare apo ne plotesimin e kerkesave te kryengritesve mund te shihet
qarte ne deklaraten e Sultan Mehmet Reshatit te bere me 24 qershor 1911 para 200 lidereve nga Korca dhe Vlora te cilet
kishin dale ne Selanik per t'a pritur: "Mbreti ka derguar dhurata klubeve: bullgareve 50 lireta, grekeve 70, jahudejve 70, ndersa
shqiptareve nje gur per te care koken"(5).
Ishte e lehte per Sulltanin te shprehej ne menyre te tille pasi ne audience nuk ndodheshin malesoret trima. Nuk ndodhej aty
Dede Gjo' Luli, kuvendari i shqiptarise, nuk ndodhej aty pasi shpirti i tij ishte shnderruar ne shpirtin kryengrites - pushke e
ngrehur per shqiptarine; gurthemel i shtetit te ri Shqiptar.
Krah per krah me burrat malesore ne kryengritje aktivisht moren pjese edhe malesoret kreshnike, trimeria e te cilave habiti
jo vetem Stambollin zyrtare por edhe boten e perparuar perendimore.
Krahas pushkes trime luftonte njejte edhe penda shqiptare. Hil Mosit gjate kryengritjes nuk i mjaftonte vetem pushka por
krahas saj perdorte edhe penden e tij te ndritur per te mbajtur te ndezur shpirtin luftetar ne radhet e malesoreve:
Por sot me gzim e pam' se kombsia
Me hap t'sigurt n'qellim te vet po nget,
E me Gegni bashkumun asht Tosknia.
E n'qoft se gja nuk qe per ne sivjet,
Mos t'ket dyshim ndokush se vdiq Shqypnia:
Vjen prap prandvera, prap ne mal na qet(6).
Kryengritja kishte edhe cmimin e vet. Per clirimin e atdheut jeten e dhane 150 malesore (7), ndersa ana e armikut gjate vitit
1911 numeronte rreth 2000 te vdekur(4).
Kryengritja pati edhe epilogun e vet politik, ku me 23 qershor ne Grece u mbajt kuvendi i Krereve te Malesise, me c'rast u
aprovua nje memorandum me 12 kerkesa drejtuar Perandorise Osmane. Memorandumin, me 26 qershor 1911 ne Cetine, pales
turke nuk do t'ia dorezonte kurrkush tjeter pervec trimave malesore te udhehequr nga Dede Gjo' Luli, te cilin ne sot nderojme.
Marjan Berishaj
_____________
1.The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, Edwin E. Jacques, New York, 1994.
2. The Balkans: nationalism, war, and the Great Powers,1804-1999, Misha Glenny, New York, 1999.
3. Kryengritja e Malesie se Mbishkodres e vitit 1911, Romeo Gurakuqi, Shkoder, 2002
4. Kryengritja e Malesise e vitit 1911, Gjergj Nikprelaj, Nju Jork, 2004.
5. Leka. Reviste e jashtezakonshme letrare dhe kulturore e botuar nga Jezuitet, Shkoder, 1929-1944.
6. Kryengritjes se 1911-tes (vjershe), Hil Mosi, Cetine, 1911.
7. Malesori kendon, Gjergj Hasanaj, 1971